Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka filluar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka filluar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Në ditën e parë të vizitës, kryetari Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës. Në këtë takim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e pa rezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlamentari Veseli do të ketë edhe takime të tjera dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …