PDK-ja dhe LDK-ja shprehin shqetësimet për ndalimin e Haradinajt

PDK-ja dhe LDK-ja shprehin shqetësimet për ndalimin e Haradinajt

Deputetja Blerta Deliu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së shprehu shqetësimin për vazhdimin e ndalimit të Ramush Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë. PDK kërkon nga drejtësia dhe institucionet udhëheqëse në Francë që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të tij, tha Deliu. Sipas saj, PDK-ja vlerëson se kjo është padrejtësi që po i bëhet jo vetëm Haradinajt por të gjithë Kosovës.  Edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka shprehur shqetësimin e partisë së saj për vazhdimin e ndalimit të liderit të AAK-së. LDK është e shqetësuar me Colmarin dhe padrejtësinë që po i bëhet Ramush Haradinajt dhe Kosovës, tha Gaxherri. Seanca po vazhdon vetëm me deputetët e pozitës pasi që ata të opozitës, me kërkesë të Pal Lekajt e kanë braktisur seancën në shenjë solidarizimi me ish- komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …