Njësia e shpëtimit në Malishevë testoi barkën e shpëtimit dhe demonstroi shkathtësitë e veta

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe i Shpëtimit në Malishevë, në liqenin në Mirushë, ka testuar barkën e  shpëtimit dhe në të njëjtën kohë edhe ka demonstruar aftësitë e saj, në rastet emergjente të ndërhyrjes në ujë, përkatësisht në liqe. Pjesëtarët e njësisë së shpëtimit, kanë treguar se janë të përgatitur në rastet emergjente, për të intervenuar.

Kjo, njësi edhe më herët ka demonstruar aftësitë e saj në liqe, përkatësisht intervenimin me barkë, mirëpo tani, falë një ndihme nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë pajisur edhe me motor për barkë, dhe tani intervenimi në rast nevoje, është shumë më i lehtë, si ne liqe, ashtu edhe në rrjedhën e lumit Mirusha.

Aziz Telaku, përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ka konfirmuar se ky motor është dhuruar nga ana e AME-së, ndërsa do të jetë në shërbim të njësisë së shpëtimit. “Pajisja me këtë motor ka qenë shumë e nevojshme për njësinë”, tha Telaku.

Edhe zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku dhe Gani Kryeziu, të cilët e kanë parë nga afër këtë demonstrim, kanë thënë, se “njësia e shpëtimit është shumë mirë e përgatitur për këtë lloj të intervenimit në liqe, apo ujëra”.

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, është njëra nga krenaritë e Malishevës, pasi në shumë raste, brenda dhe jashtë Malishevës, kanë treguar rezultate shumë të mira, në intervenimet e tyre dhe janë njëra prej njësive më efikase në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …