Rreth 40 mijë qytetarë shqiptarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia

Shqetesuese: Rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Sipas burimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës nga viti 2009. Valon Krasniqi drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian. Shumë qytetarë tonë që jetojnë në shtetet perëndimore janë të detyruar që ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të mundësive që i ofrojnë ato vende. Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë kosovarë jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …