Fshati Kryshec do të bëhet shpejt me rrjet të ujësjellësit

Banorët e fshatit Kryshec të do të bëhen më ujësjellës shumë shpejt, falë marrëveshjes së nënshkruar për financimin e këtij projekti jetik për banorët e këtij fshati.

Projekti i ujësjellësit në Kryshec do të financohet nga organizata Lux Dev dhe Komuna e Skenderajt dhe do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë lokalitet, që ka pasur problem të vazhdueshme sa i përket ujit të pijshëm.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura është shprehur shumë i kënaqur me realizimin e saj, pasi banorët e Kryshecit kanë nevojë jetike për ujin e pijshëm. “Vërtetë është një projekt jetik për banorët e Kryshecit, pasi mungesa e ujit në këtë fshat ka qenë e vazhdueshme dhe burimet e furnizimit me ujë kanë qenë të kufizuara”, tha z. Nura. Ai po ashtu ka falënderuar Lux Dev-in për mbështetjen që po u jep projekteve të ujësjellësit për qytetarët e Skenderajt.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit në Mitrovicë z. Sami Miftari. Z. Miftari në emër të Ujësjellësit Regjional në Mitrovicë u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

Vlera e investimeve në këtë projekt do të jetë 82,200 euro, ndërsa projekti është tashmë në fazën e projektimit. Sipas marrëveshjes Lux Dev do të zbatojë procedurat e prokurimit, ndërsa Komuna e Skenderajt dhe Ujësjellësi Regjional në Mitrovicë do të bëjnë mbikëqyrjen e realizimit të tij.

Në bazë të marrëveshjes, gjatësia e projektit është 6.5 km, ndërsa në të do të kyçën 150 familje të fshatit Krysherc.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …