Është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e Çmimit Global të Mësuesit, vlerësuar si çmim Nobël në mësimdhënie. Përndryshe kjo nisëm është ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesve dhe kontributin e tyre. Këtë vit Shqipëria në datat 18-19 Mars, është përfaqësuar nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ku ishin mbi 2000 delegatë në Forumin Botëror për Arsimin dhe Aftësitë, çdo vit mblidhen së bashku liderë nga mbarë bota, ministra të arsimit, dhe e biznesit për të diskutuar dhe sugjeruar zgjidhjet më të mira për sigurimin e arsimit cilësor dhe të barabartë për të gjithë. Gjatë muajit prill do të hapet nominimi për të gjithë mësuesit që dëshirojnë apo përzgjidhen nga të tjerë për t’u bërë pjesë e këtij vlerësimi kombëtar. Një juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike e publike do të vlerësojnë të gjitha kandidaturat për të shpallur fituesin në fillim të muajit tetor. Mësuesi fitues do të garojë me mësues nga e gjithë bota në Çmimin Global për Mësuesin 2018 (Global Teacher Prize).
Kontrolloni gjithashtu
Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …