Hahn: Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit

Hahn refuzon të takojë protestuesit kundërshtarë të platformës

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn, ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit sllavo-maqedonas të Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, të cilët janë duke e kundërshtuar platformën e partive shqiptare. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por përfaqësuesit e BE-së, do të diskutojnë vetëm me përfaqësues të partive politike  “Takimet do të përqendrohen vetëm te figurat politike, – shpjegoi Koçijançiç. – Është e vërtetë se ka edhe kërkesa të tjera dhe se, shpeshherë kur udhëton në këtë vend, përpiqet të takohet me sa më shumë bashkëbisedues që të jetë e mundur. Por këtë herë, agjenda nuk lejon takime të tjera”, thuhet në komunikatën e BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …