Enver Hoxhaj

Ministri, Enver Hoxhaj në dhomën e përfaqësuesve u takua me senatorë të Kongresit Amerikan

Në ditën e dytë të qëndrimit në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pati disa takime në dhomën e përfaqësuesve me senatorë të Kongresit amerikan, nga partia Republikane dhe Demokrate. Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj  ka folur për progresin e Kosovës në konsolidimin e brendshëm, në forcimi e subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet e Kosovës, si dhe sfidat që e presin në vijim. Në prag të kompletimit të 10 vjetorit të shtetësisë, Hoxhaj ka diskutuar me ligjvënësit amerikanë për raportet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u kërkuar që të vazhdojnë mbështetjen edhe më të madhe në këtë drejtim, tani kur Kosova dhe rajoni përballen me rreziqet nga ndikimi rus. Po ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në një seancë të Kongresit amerikan ku i ka informuar kongresistët dhe një audiencë shumë më të gjerë për zhvillimet politike në Kosovë, pas vizitës së këtyre kongresistëve në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …