PDK

PDK: Nxënësit e Besianës në rrezik nga qentë endacakë…

Dega e PDK-së, në Besianë, është shprehur e shqetësuar për gjendjen e nxënësve në këtë komunë, pasi konstatohet se  ata janë të rrezikuar nga qentë endacakë, aq sa janë të rrezikuar nga mësimdhënësit e pakualifikuar. Përmes një reagimi për media ata thonë së vizitat e kryetarit aktual të kësaj komune, Agim Veliu, më ekipet e QKMF-së nëpër shkolla nuk janë asgjë tjetër përveç se marketing politik.  “Nxënësit e pesë shkollave fillore në qytetin e Besianës, e sidomos tri prej tyre që janë në qendër të qytetit, si  shkollat  “Shaban Shala”, “Naim Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, janë të rrezikuar në mënyrë të përhershme  nga tufat e qenve endacakë, të cilët sillen rreth e qark qytetit. Ndërsa sa i përket gjendjes së arsimit në këtë komunë, dega e PDK-së në Besianë thotë se ajo duhet të depolitizohet dhe të ndërpriten punimet e mësimdhënësve të pakualifikuar,  theksohet ndër te tjerash në këtë reagim.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …