leoni

LDK: Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

LDK: Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Maltë më datën 29 dhe 30 mars ku kryeministri Isa Mustafa do të mbajë një fjalim para krerëve të EPP-së, i cili është grupi më i madh parlamentar në kuadër të BE-së, institucion ky që e mbështet perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Delegacioni i LDK-së është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Zejnullah Gashi: Alarm i rrejshëm për bombë në Kuvend, thirrja u bë në anglisht me theks të “shteteve jo mike”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se alarmi për bombë në …