Komandanti i KFOR-it turk vizitoi Komunën e Kaçanikut

Komandanti i KFOR-it turk komanda e jugut Kolonel Mustafa Ihnsan Tavazar me bashkëpunëtor vizitoi Komunën e Kaçanikut ku u takua me Nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi. Komandanti Kolonel Tavazar falënderoi përfaqësuesit e komunës së Kaçanikut për mikpritjen, ndërsa u interesua të dijë më shumë për komunën, problemet me të cilat ballafaqohen si dhe gjendjen ekonomike në përgjithësi, ndërsa shtoi se KFOR-i do të jetë gjithmonë përkrahës i proceseve integruese në të mirë të vendit dhe mbështetës në projekte të ndryshme të Komunës së Kaçanikut.

Nënkryetari Elezi fillimisht falënderoi Komandantin për vizitën e tij në Kaçanik, dhe e njoftoi për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtoi se KFOR-i edhe më tutje mbetet miku i madh i sigurisë së vendit. Nënkryetari tha se problemi kryesor për Komunën e Kaçanikut mbetet papunësia me theks te veçantë tek te rinjtë, ndërsa bëri thirrje për donacione nga investitorët e huaj që të investojnë në Kaçanik. Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera në interes ë Komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …