Ambasadori Delawie: Ushtria do të bëhet por me ndryshime kushtetuese

Ambasadori Delawie: Ushtria do të bëhet por me ndryshime kushtetuese

Ambasadori Greg Delawie deklaroi se SHBA-të dhe Kosova kanë një lidhje të posaçme. Ai në Forumin Fol Hapur foli për sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Delawie tha se shteti i tij  ka investuar shumë në ndërtimin e FSK-së deri në këtë nivel të profesionalizmit të saj. Qëllimi i SHBA-ve sipas ambasadorit është krijimi i ushtrisë së Kosovës, por që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij kjo duhet të bëhet me mbeshtetjen e të gjitha komuniteteve dhe se Qeveria duhet ta bëjë këtë në partneritet me SHBA-të. Ndërsa rreth idesë se krijimit të ushtrisë përmes ligjit do t’i dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj e të cilët janë jetikë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …