Ministri Murati: Me Kadaren biseduam për fuqizimin e faktorit shqiptar në Ballkan

Ministri Murati: Me Kadaren biseduam për fuqizimin e faktorit shqiptar në Ballkan

Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar edhe me shkrimtarin Ismail Kadare, me të cilin kanë biseduar për domosdoshmërinë e konsensusit në mes politikës shqiptare për të fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për të forcuar orientimin evropian të kombit tonë. “Me Ismail Kadaren biseduam për domosdoshmërinë e konsensusit në mes politikës shqiptare për të fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për të forcuar orientimin evropian të kombit tonë. Biseduam edhe për tema të tjera dhe punën që po bëjmë si ministri për të ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Gjithashtu i tregova sa të lumtur do ishim po ta kishim në Kosovë më 1 dhe 2 gusht gjatë Ditëve të Diasporës”, ka shkruar në një postim të tij ministri  Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …