Kosova së shpejti bëhet me Muzeun e Historisë së Natyrës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar lokalitetin e caktuar për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, i pari i këtij lloji në Kosovë.

Ministri Shala dhe kryetari Berisha, u shprehën se lokacion i ndarë te Pishat e Sllatinës, është shumë strategjik për një projekt të këtij lloji.

Ministri Shala e falënderoi kryetarin Berisha për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e së cilës janë evidente në shumë fusha, por sidomos me këtë projekt, duke e falënderuar për veprimet e shpejta dhe konkrete që ka ndërmarrë komuna e Fushë Kosovës.

Me caktimin e lokacioni, janë krijuar mundësi që ky projekt të realizohet sa më parë. Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë rreth tre milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Vitisë përkujtohet dëshmori Jonuz Zejnullahu dhe shënohet dita e shkollës

Shkolla e mesme profesionale në Viti ka përkujtuar sot dëshmorin e lirisë Jonuz Zejnullahun, emrin …