leoni

Në Mitrovicë do të mbahet kampionati i Kosovës në Streetball

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim kryetarin e Shoqatës “Streetball Kosova”, Agon Femiu dhe Agim Musliun, sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, me të cilët ka biseduar për organizimin e Kampionatit të Kosovës në Streetball. Musliu e ka njoftuar nënkryetarin Mujka, me përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në Streetball dhe me vendimin që ky kampionat të mbahet edhe sivjet në qytetin e Mitrovicës. Kampionati është parapa të mbahet më 02.07.2017, në qendër të qytetit të Mitrovicës, në Sheshin “Mehë Uka” (hapësira midis Shtëpisë së mallrave, ish Hotelit “Jadran” dhe Bibliotekës së qytetit. Kryetari i  Shoqatës “Streetball Kosova”, Agon Fehmiu, me këtë rast kërkoi nga nënkryetari Mujka, që komuna t’i lëshoj lejen për mbajtjen e këtij kampionati dhe të ndihmoj atë duke organizuar tërë mbështetjen logjistike, por mundësisht të ndihmoj edhe materialisht, me aq sa lejojnë mundësitë buxhetore. Nënkryetari Mujka, përshëndeti vendimin për mbajtjen e këtij kampionati në Mitrovicë dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve komunale të Mitrovicës për të mbështetur me logjistikë dhe në mënyra tjera, aq sa lejojnë mundësitë e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …