Qorraj: Krijimi i një tregu të ri komplikon me shumë situatën në Ballkan

Qorraj: Krijimi i një tregu të ri komplikon me shumë situatën në Ballkan

Profesori i lëndës Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, Gazmend Qorraj, në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka komentuar rreth propozimit të prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit. Qorraj ka thënë se momentalisht është një treg i Ballkanit i njohur si CEFTA 2006, për të cilin thotë se duhet shumë. Ai ka theksuar se duhet parë se çfarë e bën me ndryshe këtë treg nga CEFTA-s dhe cili do të ishte interesi i Ballkanit që t’i hyhet kësaj nisme, me theks të veçantë  interesi i shtetit tonë. “Kosova dhe institucionet e saj janë të zotuara për vlerat euroatlantike, respektivisht për procesin e integrimit evropian, prandaj çdo iniciativë tjetër mund ta dëmtojë këtë proces dhe rrugëtimin e nisur. Prandaj krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan”, ka deklaruar Qorraj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …