Partitë opozitare pas dështimit të rezolutës opsion tjetër shohin organizimin e protestave por janë të pa koordinuara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pagën më të lartë në rajon, 10 herë më të madhe se paga minimale e qytetarëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pagën më të lartë në rajon, deri në 2 mijë euro arrin paga e tyre mujore, duke lenë pas deputetet e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Paga bazë e deputeteve tonë është mbi 1400 euro, por kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditjet për pjesëmarrje në seanca, në mbledhje të komisioneve dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2 mijë euro, që nënkupton së është 10 herë më e lartë së paga minimale. Derisa ata marrin pagën bazë mbi 1400 euro, asnjë prej tyre nuk e iniciojë çështjen e rritjes së pagës në vend. Ndërsa iniciativat dhe synimet për rritje eventuale të pagave dhe mëditjeve për të zgjedhurit e popullit, janë të pa pranueshme për njohësit e rrethanave ekonomike në vend. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se është i pa pranueshëm çdo vendim apo iniciativë për rritje të pagave për deputetët.“Një vendim i tillë e dëshmon edhe njëherë faktin që Kosova është shndërruar në një hapësirë eksperimentale. Ajo çka është më shqetësuese, është fakti që një eksperiment i tillë vjen nga instanca më e lartë shtetërore që është Parlamenti i Kosovës. Në këtë kohë kur Kosova ballafaqohet me krizë sociale, ballafaqohet me krizë të papunësisë, ballafaqohet me një tentim për t’u larguar Kosova nga gjenerata e re të kemi një rritje të buxhetit për paga dhe mëditje nga Parlamenti i Kosovës. E tëra kjo e dëshmon faktin që në Kosovë në politik hyhet për të përfituar jo për të kontribuar. E tëra kjo mua nuk më befason kur e di çfarë aktiviteti ka pasur parlamenti viteve të fundit“, ka thënë Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …