Në objektin e Komunë së Deçanit shtrihet dora e pajtimit mes dy familjeve Mazrekaj dhe Sadikaj

Në objektin e komunë së Deçanit me një ceremoni të organizuar nga i pari i Komunës Rasim Selmanaj, u shtri dora e pajtimit mes dy familjeve, Familja Mazrekaj nga Dranoci i Deçanit i shtrin dorën e pajtimit familjes  Sadikaj nga Ratishi i Deçanit. Axha Qazim (Halit) Mazrekaj nga Dranoci i Deçanit i fali dy gjaqetë djalit Tafil (Qazim) Mazrekaj dhe vajzës Lumnije Mazrekaj Gashi të cilët në një aksident komunikacioni humbën jetën në magjistralen Deçan-Pejë.Familja Sadikaj nga Ratishi i Deçanit nga e mërkurja do të lirohen nga kjo barrë e rënd e shkaktuar 4 vit më parë. Më ketë raste i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, tha se “Falënderoj të dyja këto familje, që treguan një burrëri. Ata nderuan veten, familjen, kombin, fenë dhe shtrinë dorën e pajtimit, falënderoi edhe të gjithë ata burra të cilët në një mënyra ose tjetrën dhanë një kontribut që në këtë ditë të shtrihet dora e pajtimit. Uroi që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më tha Selmanaj. Në emër të shoqatës së familjeve të dëshmoreve këtë akt burrërie e ka përshëndetur edhe kryetari i kësaj shoqate Mic Muçaj. Poashtu edhe Imami i fshati Dranoc Harun Shabanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …