Në Mitrovicë u përkujtua masakra serbe në Rrugën e Kovaqëve

Në 18 vjetorin e masakrës  në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë vendos lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat e viktimave të kriminelëve serbë, në rrugën e lartpërmendur. Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave dhe një numër i qytetarëve.

Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se kjo ishte masakra më e madhe e forcave policore kriminale serbe që kanë bërë brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Familjarët kërkuan që të ketë kujdes më të madh të institucioneve qendrore për familjet e viktimave të luftës, duke theksuar se mbështetjen materiale që e merrnin deri tash, ua ka ndalë Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …