Kryetari Bahtiri ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit Terre Des Hommes

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku më Drejtorin e Drejtorisë së  Integrimeve Evropiane  dhe Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, kanë  pritur në  një takim zëvendësdrejtoreshën e Fondacionit Terre Des Hommes (TDH), Alketa Lasku dhe Naim Bilallin, menaxher i projekteve në TDH. Në këtë takim u fol për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimi në mes të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Fondacionit TDH për mbështetjen e aktiviteteve në mbrojtjen e fëmijëve në këtë komunë. Drejtuesit e TDH, pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm, kërkuan që ky bashkëpunim të intensifikohet, me qëllim që aktivitetet për mbrojtjen e fëmijëve të jenë më përmbajtjesore dhe më efikase. Ata e njoftuan kryetarin Bahtiri se ky fondacion është duke e implementuar projektin “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve“  në Mitrovicë, Prizren dhe në Prishtinë, duke shtuar se fokusi i këtij projekti  do të jetë për të ndihmuar në zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve. ”Për të realizuar me sukses këtë projekt, ne kemi parë si të nevojshme ta punësojmë një person i cili do të merret në mënyrë adekuate me aktivitetet për mbrojtjen e fëmijëve, prandaj kërkojmë nga Komuna e Mitrovicës që mundësisht ta mbështesë angazhimin e këtij personi, i cili do të vendosej brenda objektit të punës së Qendrës për Punë Sociale, por që do të ishte staf i paguar nga Terre des Homes”, tha drejtoresha Lasku. Kryetari Bahtiri e mirëpriti këtë ide dhe theksoj që bashkëpunimi në mesë komunës së Mitrovicës dhe TDH ka qenë i shkëlqyer edhe më parë, andaj nuk do të hezitoj aspak edhe kësaj radhe të mbështesë këtë kërkesë të arsyeshme. Edhe drejtori për Integrime dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani e përkrahu këtë iniciativë, duke theksuar se për tu marrë me raste të këtilla nuk është gjë e lehtë. Ai tha se TDH meriton respekt për angazhimet e saj në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …