Skender Hyseni

Ministri, Skënder Hyseni krekoset me Policinë e Kosovës për ruajtjen e sigurisë, në rrethana gjithnjë të sigurta

Ditë më parë, nga disa medie pro qeveritare,  ishte shfrytëzuar  “Festa e Pashkëve”,  për të nxitur një  fushatë,  sepse ishte paralajmëruar që me rastin e kësaj dite  do të ketë sulme terroriste “islame” në Katedrale. “Policia kishte rritur shkallën e gatishmërisë dhe krejt kjo kaloi pa pasoja”, ka saktësuar ministri Hyseni në një postim të tij.  Ai ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në këto ditë feste paskan qenë në gatishmëri dhe nivel të lartë të detyrës dhe me orar të zgjatur të punës. Pse  ky ministër i njohur për fushata dhe inskenime të tilla, të paktën nuk zbuloi vetëm një rast kur policia e tij paska parandaluar  një akt terrorist, për veç atyre rasteve  të inskenuara, kur dihet mirë se është parandaluar vetëm rasti i serbit Gavriq, disa vjet më parë, i cili ishte zënë me eksploziv në përpjekje për ta shpërthyer para Katedrales e për t i fajësuar myslimanët e Kosovës.  Përhapja e disa ditëve më parë e panikut te qytetarët, e cila u dënua nga individë të caktuar, mori një fund të gëzueshëm, pa asnjë sqarim të mirëfilltë publik, por vetëm me një lavd për veten, sikur ka bërë dhe bën Skënder Hyseni i LDK-së i cili në zgjedhje për  postin e deputetit  kishte marrë krejt nja 700 vota, por meqë nuk fitoi më shumë, për të mos mbetur anash, Isa Mustafa e bëri ministër të brendshëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …