Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Albin Kurti: Vëllezërit Devolli kanë kaluar edhe pasurinë e Bill Gates e Steve Jobs (!)

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka drejtuar  akuza kundër vëllezërve Shkëlqim e Blerim Devolli, të cilët janë pasuruar shpejt dhe përtej imagjinatës së tyre dhe njohurve tona. Madje, sipas tij, kanë kaluar edhe pasurinë e Bill Gates e Steve Jobs. Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se për pak vite këta u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend si fabrika e miellit M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Fabrika e sfunxherit “Comodita dopio”, fabrika e lëngjeve “Tango”, “Z-mobile”, Qendra e homologimit, Terminali doganor në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, Birra e Pejës, madje edhe televizioni Klan Kosova është i tyre. Pasurimi i tyre ka ardhur si rezultat i kapjes së shtetit, pasi Devollët përfaqësojnë kapitalin e klanit Pronto. Devolli, Rukolli, Elkos e tajkunët e tjerë, përveçse nuk figurojnë si tatimpaguesit më të mëdhenj, i kanë kompanitë të cilat qendrën e tyre zyrtare edhe pse fiktive nuk e kanë në Kosovë. Kurti akuzoi Isa Mustafën se nuk është vënë në shërbim të qytetarëve, por të tajkunëve. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …