Bashkimi Evropian nënshkruan sot kontratë për ndihmë prej 5 milionë eurosh më Kosovën për luftimin e koronavirusit

Apostolova: Kushtetuesja ta rishikojë Asociacionin

Përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe duhet të rishikohet edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka kërkuar që ky asociacion të themelohet sa më parë. “Marrëveshja e asociacionit duhet të rishikohet dhe asociacioni të themelohet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ajo. Apostolova ka shtuar se dialogu në Bruksel është në interes të Kosovës dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut. “Ne besojmë se është interes i Kosovës që të zgjedh çështjet e hapura me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve. E gjithë kjo që është bërë në dialog është në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është mjet që kombinon të gjitha prioritetet”, ka thënë përfaqësuesja e BE-së. Apostolova ka theksuar se dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të vazhdojë sa më shpejt. “Besoj se dialogu është storie e suksesit dhe duhet të vazhdojë më shpejtë”, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …