leoni

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Qerimane Polisi: U dënuan e po dënohen ushtarët e lirisë, bijtë më të devotshëm, vetëm se mbrojtën vendin ku lindën

Po thuhet, le të vendoset drejtësia në vend. Po për ne nuk pat, se nuk pat drejtësi. Sot është dita e përvjetorit kur pati helmime masive të fëmijëve, nxënësve shqiptarë nëpër shkolla, e kurrë nuk u zbardh ideatori i këtij krimi kolektiv mbi filizat e njoma.

U bënë vrasje e helmime të djemve tanë në kazermat ushtarake të ish-Jugosllavisë, e kurrë nuk u vu drejtësia mbi ata që i urdhëruan këto vrasje. U burgosën, u maltretuan, u vranë shumë djem e vajza në kazamatet e tmerrshme, vetëm se ngritën zërin kundër një regjimi shtypës që i shkeli deri në skajshmëri të gjitha të drejtat jetike, kombëtare e morale të një populli shumicë, që ishte Zot, denbabaden në këtë truall, e askush nuk u dënua e as doli para përgjegjësisë.

U dënuan dhe po dënohen edhe sot ushtarët e lirisë, bijtë më të devotshëm të këtij vendi, vetëm se luftuan robërinë shekullore, vetëm se mbrojtën vendin ku lindën.

U dënuan dhe po përgatiten edhe shumë gjykime e gjykata për luftëtarët, që bashkë me forcat aleate mike, u dolën Zot varreve stërgjyshore, vatrave ku u ndez zjarri i shtëpive, u dolën Zot prindërve, fëmijëve, nënave, motrave, nuseve, grave, pleqve të pambrojtur, që u përballën me egërsinë më mizore që njohu historia. E për çudi, në emër të vënies së drejtësisë, gati sa për sy e faqe, pati disa dënime qesharake, për kryerësit e krimeve makabre.

E për ata që u vunë ballë këtyre krimeve, po mbahen gjyqe me dënime maksimale, ndalohen në aeroporte, e mbahen në paraburgime me do akuza të dërguara nga shteti që i bëri krimet. Po përgatiten gjykata speciale me paralajmërime për dënime maksimale, për diçka që nuk është kryer, ndërsa fajtorët kryesor, kryerësit e vërtetë të krimeve enden të lirë pa iu prekur as fija e flokut.

Le të gjykojë secili a ka drejtësi, a është vënë drejtësia. Në emër të drejtësisë, bota le të ngrejë zërin e arsyes dhe le ta heqë barrën e fajësisë mbi kurrizin e popullit që hoqi e vuajti nga ky regjim vrastar.

19.4.2017,

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …