Begaj e Zharku nënshkruan një marrëveshje për financimin e dy projekteve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në Prishtinë, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e dy projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës.

Me këtë Memorandum, Ministria e Infrastrukturës, do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Llapçevë – Ujëvarat e Mirushës, në vlerë prej 250,000 eurosh dhe Mleqan – Pllaqicë, në vlerë prej 162,000 eurosh.

Ministria e Infrastrukturës, obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Malishevës, obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …