Nismës për Kosovën i bashkohet kryetari i PD-së në Kaçanik

Nismës për Kosovën i bashkohet kryetari i PD-së në Kaçanik

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka mbajtur një konferencë për medie. Kryetari Limaj gjatë kësaj konference ka prezantuar edhe ish nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë, kryetarin e PD’së në Kaçanik, aktualisht këshilltarin komunal në Asamblenë komunale të Kaçanikut, Avni Tafili, që nga sot, me bashkëpunëtorët e tij, i janë bashkuar Nismës për Kosovën. Kryetari Limaj tha se nga sot kandidati ynë për kryetar të Kaçanikut, Agim Çakaj, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, të i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut. Avni Tafili, ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, ti bashkohen Nismës për Kosovën dhe iniciativës për të dërguar përpara proceset e vendit, duke i dëshmuar botës që në Kosovë mund të qeveriset si është më së miri. Kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka duke e vlerësuar aderimin e Tafilit, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …