Mustafa: Përurimi i Kullës ku ra dëshmor Ismet Rrahmani tregon se historia e dëshmorëve po përjetësohet

Mustafa: Përurimi i Kullës ku ra dëshmor Ismet Rrahmani tregon se historia e dëshmorëve po përjetësohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kullës Muze të ndërtuar për nder të dëshmorit, Ismet Rrahmani. Në inaugurimin e Kullës, ishin të pranishëm po ashtu ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, veteranë të luftës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit. Mustafa, vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e Ismet Rrahmanit dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës, duke theksuar se veprat e tyre do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë. “Kontributi dhe angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim dhe të realizojmë në plotëni veprën e heronjve tanë. Përurimi i Kullës Muze, ku ra dëshmor Ismeti, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet”, tha kryeministri. Pas fjalimeve nga të pranishmit, kryeministri Mustafa bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nëna dhe vëllai i dëshmorit, bënë prerjen e shiritit të Kullës së dëshmorit Ismet Rrahmani. “Për mua është nder i veçantë që ndodhem bashkë me ju, në Açarevë të Drenicës, në vendlindjen që lindi dhe rriti një figurë të shquar të historisë më të re të Kosovës, siç është ajo e Ismet Rrahmanit, që Kosovës i dha shumë, duke kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj përgjatë gjithë jetës së tij”, tha ndër të tjera Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …