Jakup Krasniqi

Krasniqi-Mustafës: Kur nuk guxon të marrësh vendime për vendin, ik

Kryetari i Këshillit Kombëtar ë Nismës për Kosovën, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit Isa Mustafa i cili tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për përmbushjen e obligimeve institucionale siç janë liberalizmi i vizave, formimi i ushtrisë së Kosovës si dhe zhvillimi ekomomik. Sipas Krasniqit, këto deklarata  janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që sipas tij nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët. “Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikë, bujqësi etj”, ka pyetur Krasniqi. “Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marrësh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh”, ka theksuar në fund ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …