Në Mitrovicë sivjet do të mbillen rreth 70 hektarë me misër

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë 140 thasë me farë misri dhe 14.000 kg pleh artificial. Numri i përgjithshëm është 111 përfitues. Sipërfaqja e përgjithshme që do të mbjellët në Komunën e Mitrovicës, pritet të jetë 70 hektarë. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se Komuna këtë vit ka fondin për këtë qëllim prej rreth 12% më tepër se sa në vitin e kaluar. “Bujqësia është një nga shtyllat kryesore zhvillimore në këtë komunë. Aktualisht për sektorin e bujqësisë kemi 116,500.63 mijë euro për mbështetje të fermerëve, ndërkaq me rishikim synojmë të rrisim shumën”, tha Bahtiri. Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se kjo është vetëm një nismë, ndërkaq në të ardhmen në bashkëpunim me partnerët tjerë, mendojmë të rrisim shumën e fondeve. “Në të ardhmen synojmë të rrisim fondet e përbashkëta me partnerët, në përfitim të fermerëve tanë dhe në këtë mënyrë dëshirojmë që toka bujqësore në komunën tonë të mos jetë e punueshme. Për këtë vit në Komunën e Mitrovicës planifikohet të mbjellën rreth 1,020 hektar me misër dhe na gëzon fakti që kemi trende të rritjes në çdo sektorë”, theksoj Aliu. Fermerët e kanë mirëpritur këtë ndihmë nga Komuna e Mitrovicës, duke vlerësuar se përveç ndihmesës, kjo do të jetë edhe motiv shtesë që bujqit t’i punojnë tokat bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …