Senatori amerikan: Zgjedhjet pa opozitën të papranueshme

Senatori amerikan: Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Washington për zgjedhjet dhe krizën në Shqipëri, ku ka takuar dhe senatorin Mike Lee. Ky i fundit premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, është shprehur,  Mike Lee.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca mohon shkeljen e Kushtetutës: Seanca mund të zgjasë mbi 24 orë

Glauk Konjufca ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës lidhur me moskonstituimin e Kuvendit …