Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi e ka përkujtuar sot komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra në 18 vetorin e rënies heroike të tij. “Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në krye të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ra heroikisht komandanti Ilaz Kodra. Rënia e tij vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare, në të cilën shumë komandant të saj u flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe qëndresës”, ka shkruar Thaçi në një postim.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …