Deklarata e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore Jonuz Musliut e tremb Serbinë

Deklarata e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore Jonuz Musliut e tremb Serbinë

Pas deklaratave të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu, se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa Preshevën dhe se bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën, nuk do të thotë Shqipëri e Madhe pa Nishin, ka ngjallur reagimin e Serbisë. Gazetat më të zëshme në Serbi si: “Blic”, “Kurir” dhe “Alo”, në numrat e tyre të para 1 majit, kanë publikuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me vlerësimin se “shteti mund ta arrestoj Jonuz Musliun, për shkak kërcënimeve të tij, ngase do të shkaktonte dëme të tjera! “Për atë që thotë Musliu, në çdo vend të botës, do të merrte ftesë nga prokuroria”, ka thënë i zemëruar Daçiqi. “ Ndërsa, Jonuz Musliu, pati thënë para pak ditësh se territori i Kosovës Lindore “kërkon çlirim”, dhe se kryetari i tij nuk është Aleksandër Vuçiqi, por Edi Rama. Ajo që më shumë i acaroi dhe i nxiti zyrtarët e Serbisë të reagojnë fuqishëm ndaj Jonuz Musliut, ishte deklarata e tij rreth idesë për bashkimin kombëtar se “serbët duhet të jenë mirënjohës, që nuk po e kërkojmë edhe Nishin!”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …