leoni

Bajrami-Mustafës: Karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë

Bajrami-Mustafës: Karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami iu ka përgjigjur Mustafës, duke thënë se është treguar se kush ka tradhtuar elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet. Derisa Mustafa ka thënë se nuk i frikësohet atyre që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, pasi ata kanë probleme me ligjin, Bajrami ia ka kthyer se prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së. “Ju keni tradhtuar elektoratin e juaj duke u bashkuar me ata të cilët sipas juve ishin kapësit e shtetit, e që partia juaj i bëri kryetar kuvendi e kryetar shtetit, por ja që për të ardhë në pushtet lakmia juve ia mbylli sytë dhe mashtruat me ato premtime të cilat nuk i mbajtët. Është mirë të merresh edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur me stafin që i ke aty se karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …