Universiteti "Hasan Prishtina" po përballet me akuza të rënda nga disa medie dhe individë të caktuar

Universiteti “Hasan Prishtina” po përballet me akuza të rënda nga disa medie dhe individë të caktuar

Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë sqaruar heqjen e flamurit kombëtar nga salla e senatit në Rektoratin e UP-së, duke thënë se ka qenë një veprim aksidental dhe i paqëllimshëm. UP, nëpërmjet një komunikate thotë se si pasojë e një veprimi aksidental dhe të marrë në mënyrë vetjake, pa u konsultuar me asnjë anëtar të Menaxhmentit të UP-së, nga zyrtarja e arkës, Zelfije Abdyli,”vatra kryesore e dijës në këtë vend po përballet me akuza të rënda dhe keqinterpretim veprimi nga disa medie dhe individë të caktuar”.

“Përkundër këtij rasti tërësisht të paqëllimshëm, u sigurojmë që Menaxhmeti i UP-së e ka trajtuar këtë rast dhe ka marrë masat e duhura në lidhje me të. Në anën tjetër, Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ndjehet i fyer nga këto akuza në lidhje me pretendimin për heqje të qëllimshme të flamurit Kombëtar, kur dihet që këtë simbol të shenjtë shtetëror e mban me krenari në zyrën e tij rektori, Marjan Dema, si dhe ky flamur simbol i lirisë kombëtare valëvitet në secilën pjesë të kampusit të Universitetit më të vjetër në vend”, thuhet në sqarimin e UP-së.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …