Abrashi tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Abrashi tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Arban Abrashit, ka thënë para gazetarëve se ku takim ka qenë joformal. Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të paraqitet në Qeveri dhe në Kuvend pas mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. “Sot ka pasur takim të partnerëve të koalicionit në prani të përfaqësuesve të ShBA-ve, ku është diskutuar çështja e demarkacionit e cila do të paraqitet në Kuvend dhe Qeverisë pas seancës për mocionin. Pra çështja e demarkacionit do të paraqitet në Qeveri dhe në Kuvend pas të mërkurës. Besojmë se mocioni nuk do të kalojë”, ka thënë Abrashi. Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është mbajtur pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë në të cilën ishte paraparë të procedohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe pas takimit ndërmjet Kadri Veselit, Isa Mustafës dhe ambasadorit amerikan Greg Delawie.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …