Opozita e bindur se Qeveria do të bjerë

Opozita e bindur se Qeveria do të bjerë

Subjektet politike opozitare janë shprehur të bindura se Qeveria aktuale do të bjerë së bashku me demarkacionin. Zyrtarët e Lëvizës Vetëvendosje!, të AAK-së dhe të Nismës besojnë se do t’i arrijnë 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa me anë të mocionit të mosbesimit. Shefja e grupit parlamentar e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se janë të bindur se kjo Qeveri do të rrëzohet me anë të mocionit. Të njëjtin mendim ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj. “Mendojmë se është vetëm çështje procedurale sepse tani kjo Qeveri vetëm ka rënë. Këtë argument e bazoj në gjithë ato argument e bazoj në gjithë ato çfarë kanë deklaruar deputetët e kuvendit, qofshin ata të opozitës, qofshin të pozitës”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …