Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka anuluar protestën e paralajmëruar më 17 maj para Qeverisë së Kosovës. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga FSSHK-ja, në të cilin është paralajmëruar një konferencë për media për anulimin e kësaj proteste. “Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës dr. Blerim Syla dhe Kryetari i Sindikatës së QKUK-së dr. Xhemail Selmani do të mbajnë konferencë për media me temën “Pezullimi i protestës dhe hapat e mëtutjeshëm””, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
