leoni

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie

Mustafa: PDK mashtroi për themelimin e ushtrisë dhe pengoi liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka akuzuar partnerin e deritanishëm qeverisës PDK-në se ka penguar liberalizmin e vizave si dhe ka mashtruar qytetarët për themelimin e ushtrisë. Mustafa ka shkruar në rrjetin social se Kosovës i nevojitet një qeverisje evropiane. “Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj.  Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar …