Hoxhaj: Prizreni me shumë përkrahës të “Fillimit të Ri”

Hoxhaj: Prizreni me shumë përkrahës të “Fillimit të Ri”

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka takuar të hënën përkrahësit e “Fillimit të Ri” në Prizren, me të cilët ka pirë çaj.“Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”. Hoxhaj është takuar edhe me të rinjtë dhe studentët e Universitetit të Prizrenit. “Biseduam si ta forcojmë edhe më shumë këtë institucion të arsimit. Krenar me vendimin e qeverisë së parë të PDK-së, si ministër i Arsimit, për themelimin e këtij universiteti”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …