Statovci- Demaj: BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën

Statovci- Demaj: BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën

Është hapur sot në Prishtinë konferenca internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore”. Konferenca është hapur nga zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj së bashku me Michael Linhart, Sekretar Gjeneral i Ministrisë së Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë si dhe  Piero Cristoforo Sardi, ambasadori italian. Statovci-Demaj theksoi se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu duke e marrë parasysh që Ballkani gjithmonë ka qenë pikë e dobët e BE-së ndër vite, është edhe në interesin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes këtyre shteteve. Zëvendësministrja tha se Kosova si një shtet i ri, ka përparuar shumë në detyrat e dhëna nga BE-ja, por në këtë aspekt duhet edhe ndihmë me e madhe nga ata për t’i përmbushur detyrat tjera. Konferenca është organizuar nga Qendra Austriako-Franceze për rivendosjen e marrëdhënieve shoqërore në Evropë në bashkëpunim me institutin GAP, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …