leoni

Policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe KQZ-ja koordinohen për zgjedhjet e 11 qershorit

Policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe KQZ-ja koordinohen për zgjedhjet e 11 qershorit

Policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe Komisioni Qendror zgjedhor, kanë mbajtur një takim me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit të veprimeve, ku është shpalosur programi orientues për policinë e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet e parakohshme tha ata janë të angazhuar për mbrojtjen e votës së qytetarit dhe se me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, Prokuroria e shtetit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me KQZ-ne, Policinë e Kosovës, Panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …