Vazhdon dezinsektimin selektiv i zonave endemike në komunën e Malishevës

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, vazhdon në Turjakë, Lubizhdë dhe Mirushë. Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin strategjik për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj bletëve gjatë ditëve kur bëhet dezinsektimi selektiv.

Dezinsektimi selektiv vazhdon në këto fshatra, sipas këtij orari:

Me datë 25.05.2017, në fshatin Turjakë,

Me datë 26.05.2017, në fshatin Lubizhdë,

Me datë 27.05.2017, në fshatin Mirushë.

Për fshatrat tjera do të ketë njoftim të ri në kohë reale.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …