Limaj

Përfundoi definitivisht akuza kundër luftëtarëve të lirisë në rastin “Kleçka”, shfajësohen të gjithë të akuzuarit

Sot, definitivisht  u refuzua kërkesa për sikur thuhej, mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar nga Prokuroria Speciale e vendit.  Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”. Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast. Avokati, Florin Vërtopi tha për Kosovapress se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme. “Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi. Në rastin Kleçka, që ka zgjatur më shumë se gjashtë vjet  ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj. Të gjithë këta  ishin akuzuar për  gjoja krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë, gjatë luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti Vucic

Albin Kurti: Nuk do t’i jap leje për ta vizituar Kosovën, kryetarit të Serbisë Vuçiq, i cili thotë se Masakra e Reçakut ka qenë fabrikim

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, …