Asfaltohet rruga e lagjes Buliqi në Çubrel të Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka asfaltuar rrugën e lagjes Buliqi në fshatin Çubrel. Bukurisë natyrore të këtij fshati i është shtuar edhe rruga e re e lagjes Buliqi që lidh këtë lagje të Çubrelit me rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.

Për të inspektuar punimet në projektin e asfaltimit të kësaj rruge, Çubrelin e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Gjatë qëndrimit në këtë fshat Nura ka bashkëbiseduar me banorët e këtushëm, duke i siguruar ata se Komuna do të vazhdojë investimet e saj edhe në projekte të tjera të rëndësishme për banorët e Skenderajt. Ai theksoi se prioritet i institucioneve lokale është dhe do të jetë mirëqenia e qytetarëve.

Banorët e lagjes Buliqi u shprehën të kënaqur dhe falënderues për rrugën e re që tashmë po përfundon në këtë pjesë të fshatit Çubrel.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …