Parafilloristët vizituan Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Malishevë

Nxënësit e nivelit parafillorë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri” në Drenoc,  kanë vizituar objektin e Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorinë për Arsim dhe Edukim (DAE). Ata janë pritur nga drejtori i DAE-së,  Avdi Morina, i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i përgëzoj mësimdhënëset edukatore, për punën dhe sukseset e arritura në këtë fundvit shkollor. Mes tjerash, drejtori Morina, tha se “duke zbatuar  kurrikulat mësimore, ku parashihet,  korrelacioni lëndorë, apo mësimnxënia e teorisë me praktikën, është realizuar edhe kjo vizitë”.

I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe nënkryetari, Rezhep Mazreku, ku lavdëroi punët e bëra nga mësimdhënëset e këtij niveli në mbarë Komunën e Malishevës.  Ai tha “se ç’do ditë e më shumë po plotësohen standardet në infrastrukturën shkollore dhe pajisja me mjete mësimore të nevojshme për implementimin e kurrikulës shkollore, që do të ndikoj drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë në mësimnxënie dhe mësimdhënie”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …