Ministri, Bajrami, u kërkon partive politike që gjatë fushatës të mos përdoren nxënësit nën moshën 18 vjeçare

Ministri, Bajrami, u kërkon partive politike që gjatë fushatës të mos përdoren nxënësit nën moshën 18 vjeçare

Pas nënshkrimit të memorandumit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Valdete Daka, për objektet shkollore që do të shfrytëzohen gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që gjatë fushatës të mos përdoren adoleshentët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare. “MASHT, vë në dispozicion të partive politike gjitha objektet shkollore. U  bëj apel partive politike që me aktivitete e tyre zgjedhore të kenë kujdese që ato t’i përshtaten orarit të përfundimit të turit të parë dhe të dytë në shkolla. Gjithashtu shfrytëzoj rastin si ministër i Arsimit të bëj apel gjitha partive politike t’i kursejnë fëmijët e moshës adoleshente, fëmijët nën moshën 18 vjeçare, që ata të mos përfshihen në aktivitete zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …