Isufi

Ahmet Isufi nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Isufi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon ta marrë shumicën e cila u mundëson atyre që vetëm me minoritetet ta formojnë Qeverinë e re. Ai ka theksuar se Qeveria e ardhshme, nën drejtimin e Ramush Haradinajt, do të krijojë stabilitet dhe do t’i mundësojë vendit zhvillim të hovshëm ekonomik. Isufi u ka përcjellë, mesazh liderëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, se nga puna e mirë që do të bëjë në mandatin e parë Qeveria e drejtuar nga Haradinaj, populli sërish do t’ia japë mandatin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …