Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Kroaci

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Kroaci

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën është takuar në Zagreb, ku po qëndron për një  vizitë zyrtare. Thaçi pritet  të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, ku do të qëndrojë në një drekë pune edhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Nesër kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të vendeve të Evropës Juglindore. Kroacia është vend mik i Kosovës dhe i shqiptarëve përgjithësisht. Në luftën atdhetare të këtij shteti kundër ish-Jugosllavisë, në vitet ’90-të kanë marrë pjesë shumë shqiptarë liridashës, në mesin e tyre edhe kuadro të lartë ushtarakë me origjinë nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …