Në Malishevë shënohet 1 Qershori-Dita e Fëmijëve

Përmes aktiviteteve të ndryshme, në Komunën e Malishevës, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Krahas këtyre aktiviteteve, edhe Drejtoria për Arsim dhe Edukim, në bashkëpunim me institucionet shkollore, ka organizuar një program për fëmijë, në parkun e qytetit në Malishevë, ku fëmijët po i shfaqin talentet e tyre, përmes paraqitjeve të ndryshme, e që lidhen me 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve. Në hapje të këtij programi, drejtori komunal për arsim në Malishevë, Avdi Morina, i ka përshëndetur të gjithë fëmijët e Komunës së Malishevës dhe i ka uruar me rastin e 1 Qershorit. “Jo vetëm që e kemi obligim, por do të bëjmë të pamundurën, që të investojmë në ardhmërinë e fëmijëve, për krijim të kushteve sa më të mira në arsim, edukim dhe për zhvillimin e aktiviteteve të lira”, tha mes tjerash drejtori i arsimit Avdi Morina. Më pas, fëmijët nga shkollat apo institucionet e ndryshme edukative dhe arsimore, kanë dhënë një shfaqje, me recitime, këngë, vallëzime dhe shfaqje të talentit, si gjimnastikë, akrobaci dhe të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …