Macron: Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme

Macron: Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme

Kryetari francez, Emmanuel Macron, tha të premten se marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike do të përmbushet pavarësisht njoftimit të Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve. Ai këto komente i bëri pas takimit me prefektin e Parisit En Idalgo dhe atë të Nju Jorkut Majkël Blumberg në Paris, transmeton Reuters. “Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe do të përmbushet pasi që është përgjegjësi jona”, deklaroi Macron.  Reuters më herët njoftoi se Trump personalisht përmes telefonit u ka shpjeguar liderëve të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Kanadasë se SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit. Trump ka bindur liderët se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj Aleancës Trans-atlantike dhe se do të forcojë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. Më herët Italia, Franca dhe Gjermania në kumtesën e përbashkët shprehën keqardhje për shkak të vendimit të Trump për t’u larguar nga marrëveshja kundër ndryshimeve klimatike dhe hodhën poshtë sugjerimin e tij se pakti global mund të rishqyrtohet, transmeton KosovaPress. Trump ka thënë se SHBA do të ndërpresë zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Paris

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …